Amerika sanksionon Iranin përsëri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56242-amerika_sanksionon_iranin_përsëri
Departamenti Amerikan i Thesarit, mbrëmjen e së premtes me pretekstin e lëshimit të transportuesit satelitor Simorg nga ana e Iranit, i cili është krejtësisht për qëllime hulumtuese dhe shkencore, ka futur në listën e sanksioneve 6 organe iraniane.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Korrik 29, 2017 07:59 Europe/Tirane
  • Amerika sanksionon Iranin përsëri

Departamenti Amerikan i Thesarit, mbrëmjen e së premtes me pretekstin e lëshimit të transportuesit satelitor Simorg nga ana e Iranit, i cili është krejtësisht për qëllime hulumtuese dhe shkencore, ka futur në listën e sanksioneve 6 organe iraniane.

Me vendimin e këtij departamenti, kapitalet e këtyre 6 organeve në Amerikë bllokohen, ndërkohë që shtetasve amerikanë dhe institucioneve financiare të huaja u ndalohet të bashkëpunojnë me këto organe. Transportuesi satelitor Simorg, u lëshua ditën e enjte nga baza kombëtare imam Khomeini(ra) në Teheran. Simorg mund të transportojë satelitë me peshë 250 kg deri në 500 km nga orbita e tokës. Sanksionet e reja të Amerikës kundër Teheranit u vendosën në kohën kur kongresi amerikan ditët e fudnit ka miratuar një plan për sanksione kundër iranit. Ditën e martë departamenti amerikan i thesarit ka futur në listën e sanksioneve 18 persona dhe grupe iraniane dhe të huaja me pretekstin e lidhjes së tyre me programin raketor të iranit. Që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump, Uashingtoni ka ndërmarrë politika akoma më armiqësore kundër Iranit. Amerika pretendon se testimet raketore të Iranit janë në kundërshtim me rezolutën 2231 të KS të OKB dhe pretendon se këto raketa mund të mbartin koka bërthamore. Ndërkohë zëdhënësja e diplomacisë evropiane Nabila Mesrali është shprehur se testimet raketore të Iranit nuk përbëjnë shkelje të marrëveshjes bërthamore.