Irani do të vazhdojë programin raketor me gjithë kapacitetin e tij
Teherani ka të drejtë që tu përgjigjet veprimeve të Amerikës dhe me të gjithë fuqinë e vet do të vazhdojë rrugën e programit raketor.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Behram Kasemi. Kongresi dhe Senati amerikan me shumicë votash kanë miratuar paketën e sanksioneve kundër Iranit, ndërsa Nauert Heather zëdhënësja e DASH, lëshimin e transportuesit satelitor Simorg e ka quajtur shkelje të marrëveshjes bërthamore. Behram Kasemi, sa i përket veprimeve të fundit armiqësore të Amerikës ka thënë se politika e Iranit në fushën ushtarake dhe raketore është krejtësisht e qartë dhe të tjerët nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në këtë çështje. Politika mbrojtëse dhe raketore e Iranit është për mbrojtjen e vendit dhe për të ndihmuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tha zëdhënësi Kasemi i cili shtoi se programi raketor i Iranit nuk është kundër fqinjëve apo të tjerëve por një politikë parandaluese për çdokënd që synon të kryejë agresion kundër Iranit. Zëdhënësi Kasemi tha se paketa e sanksioneve është përmbledhje e sanksioneve të mëparshme dhe shtoi se të tilla veprime janë armiqësore, të pajustifikueshme dhe të dënueshme dhe merren vetëm për të dobësuar marrëveshjen bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare. Sa i përket akuzave që Amerika hedh kundër Iranit për gjoja mbështetjen e Iranit ndaj terrorizmit, zëdhënësi Kasemi tha; Irani ka bërë përpjekje të shumta për të luftuar terrorizmin mirëpo Amerika ka vërtetuar se është kundër paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik të Iranit dhe përpiqet të destabilizojë rajonin me praninë e terroristëve.1