Shpërthim në periferi të Alepos / Vazhdojnë avancimet e ushtrisë siriane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56350-shpërthim_në_periferi_të_alepos_vazhdojnë_avancimet_e_ushtrisë_siriane
Si pasojë e një shpërthimi gjatë kohës që po mbahej takimi midis grupeve terroriste Fronti Al Nusra dhe Ehrar ul Sham në provincën Alepo në Siri, janë vrarë disa persona.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Korrik 30, 2017 20:12 Europe/Tirane
  • Shpërthim në periferi të Alepos / Vazhdojnë avancimet e ushtrisë siriane

Si pasojë e një shpërthimi gjatë kohës që po mbahej takimi midis grupeve terroriste Fronti Al Nusra dhe Ehrar ul Sham në provincën Alepo në Siri, janë vrarë disa persona.

Sipas kanalit televiziv Al Mejadin, duke cituar shtabin për propagandimin e luftës të ushtrisë siriane, ky shpërthim ka ndodhur në fshatin Anxhar, në periferinë jugore të Alepos (në veri të Sirisë). Deri më tani fronti Al Nusra ka konfirmuar se janë vrarë tre pjesëtarë të këtij grupi terrorist nga ky shpërthim. Në ndërkohë ushtria siriane ka vazhduar avancimet në pjesë të ndryshme të Sirisë, ku pas marrjes nën kontroll të fshatit Raxhm Al Solejman, kanë arritur në kufi me provincën Dejr ul Zur (lindje të Sirisë).