Haxhi nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik
Lideri suprem i revolucionit islamik ditën e dielë në një takim me funksionarë dhe punonjës përgjegjës të institutit të pelegrinazhit dhe Haxhit në Iran, vuri në dukje se ceremonia e Haxhit është një mundësi mjaft e mirë për të shprehur qëndrimet rreth çështjeve të ummetit islam.
Ajetollah Sejed Ali Khamenei lideri suprem i Revolucionit Islamik ka deklaruar se myslimanët duhet të përdorin ritualet e Haxhit këtë vit për të marrë një qëndrim të bashkuar kundër përpjekjeve të Izraelit për të kontrolluar xhaminë Al Aksa. Tensionet janë ende të larta në vendin e tretë më të shenjtë të Islamit në Kodsin e shenjtë, ku Izraeli dërgoi trupa ushtarake javën e kaluar për të kufizuar qasjen ndaj adhuruesve palestinezë, por u detyrua të tërhiqej në mes të frikës se mund të kthehej në një revoltë në shkallë të gjerë. "Sionistët janë bërë të guximshëm dhe të pasjellshëm, duke i dhënë vetes të drejtën për t'u bërë të ashpër me pronarët e xhamisë së Al Aksa dhe për t'i parandaluar ata", tha Ajetollah Khamenei të dielën në një takim në Teheran me një grup zyrtarësh të ngarkuar me punët e Haxhit. "Ku mundet ummeti Islamik të gjejë një vend më të mirë se Haxhi për të diskutuar mbi xhaminë Al Aksa? Ku është vendi më i mirë për të marrë një pozicion kundër pranisë së djallëzuar të Amerikës në rajon? Haxhi është vendi më i mirë", shtoi Lideri suprem. Ajetollah Khamenei gjithashtu rekomandoi që pelegrinët të përqendrohen në çështjen e unitetit, duke thënë se të gjithë duhet të bëjnë përpjekje për të forcuar unitetin midis myslimanëve. Lideri suprem u kërkoi më tej pelegrinëve të marrin pjesë në lutjet e ceremonive në xhaminë Al Haram në Mekë që rrethon vendin më të shenjtë të Islamit dhe Masxhid ul-Nabavi, i cili është vendi i dytë më i shenjtë për myslimanët, që ndodhet në Medinë. "Ndërsa shpenzohen miliarda dollarë për të krijuar mosmarrëveshje, fërkime dhe armiqësi mes myslimanëve, myslimanët duhet të jenë të kujdesshëm që të mos e ndihmojnë këtë përpjekje, sepse çdo popull islamik që kontribuon në këtë komplot do të jetë partner në pasojat e këtij mëkati të madh", tha ndër të tjera Lideri suprem i Revolucionit islamik Ajetollah Khamenei. Lideri suprem çështjen e unitetit dhe bashkimit të myslimanë e konsideroi një çështje të domosdoshme dhe tha se në kohën kur miliarda dollarë shpenzohen për të krijuar përçarje, ndasi dhe armiqësi mes myslimanëve, myslimanët duhet të bëjnë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm që të mos u japin shkas ideve përçarëse. Vendet islamike duhet të njohin rrënjët e krizave dhe të kuptojnë realitetet. Arroganca ka për qëllim që të destabilizojë rajonin dhe të lë në harresë çështjen palestineze. Regjimi sionist në këtë ambient të turbullt që ka përfshirë Sirinë, Irakun dhe Jemenin e ka shfrytëzuar rastin për të kryer krime të tmerrshme kundër popullit palestinez dhe për të zgjeruar shtrirjen e tij. Ajetollah Khamenei, sa i përket kësaj rikujtoi se më arrogant dhe më i dhunshëm se të gjitha rrjedhat terroriste në rajon është vetë regjimi amerikan. Theksimi i liderit suprem në rolin e kongresit të madh të Haxhit në zbulimin dhe neutralizimin e komploteve të hegjemonizmit dhe sionizmit në rajon, vjen për shkak të rëndësisë strategjike që ka ceremonia e Haxhit. Nuk ka dyshim se kjo mundësi e jashtëzakonshme duhet shfrytëzuar për të rritur dhe zgjeruar fuqinë e butë të botës islame. Kjo pasi haxhi u përket të gjithë myslimanëve dhe ai është një mundësi ku ummeti islam mund të shprehë idetë e veta dhe të tregojë unitetin e vet.