Gazetarë nga 29 vende do të mbulojnë betimin e z. Ruhani
Byroja e përgjithshme e Ministrisë së kulturës dhe udhëzimeve islamike tha të mërkurën se gazetarë nga 29 vende do të mbulojnë ceremoninë e betimit të presidentit të RII Hasan Ruhani.
Ceremonia zyrtare e dhënies së betimit do të mbahet në praninë e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Sejed Ali Khamenei. Rreth 131 gazetarë dhe kameramanë nga 29 vende do të japin një mbulim të plotë në ceremoninë e betimit. Gazetarët nga Austria, Spanja, Australia, Afganistani, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA, Britania, Italia, Azerbajxhani, Gjermania, Turqia, Kina, Rusia, Japonia, Siria, Zvicra, Iraku, Franca, Palestina, Katari, Koreja e Jugut, Shqipëria, Bullgaria , Pakistani, Moldavia, Kuvajti dhe Libani, 34 grupe televizive, 17 agjenci të lajmeve, një stacion radio, pesë revista, një faqe interneti për lajme dhe gjashtë institute ndërkombëtare do të mbulojnë këtë ngjarje ndërkombëtare. Ceremonia e betimit do të mbahet të enjten në kompleksin e Liderit Suprem në Teheran. Ceremonia e betimit në Parlament do të mbahet të shtunën në prani të 92 delegacioneve të rangut të lartë politik.