Eragçi: Amerika ka shkelur marrëveshjen bërthamore
Shefi i Shtabit i iranian, për zbatimin e planit të Veprimit të Përbashkët Gjithëpërfshirës mbi marrëveshjen, theksoi se sanksionet e reja të SHBA kundër Iranit ishin një shkelje "e egër" dhe se Republika Islamike e Iranit do të reagojë në mënyrë adekuate ndaj veprimeve armiqësore të Shteteve të Bashkuara.
Sejed Abas Eragçi të mërkurën në një intervistë me kanalin televiziv të parë të Iranit tha se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të minimizojnë interesat e Iranit duke imponuar sanksione të reja ndaj Iranit dhe shtoi se Uashingtoni është i frikësuar nga fuqia në rritje e Republikës Islamike të Iranit. Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit shtoi se Shtetet e Bashkuara duke imponuar sanksione të reja ndaj individëve dhe kompanive iraniane, shpresojnë të shtyjnë Republikën Islamike të Iranit të heqë dorë nga marrëveshja bërthamore por Uashingtoni nuk e kupton se Irani nuk do të jetë në duart e politikave të qeverisë amerikane dhe të Donald Trump. Eragçi gjithashtu theksoi se me nënshkrimin e sanksioneve ndaj Iranit nga Donald Trump, Parlamenti Islamik i Iranit gjithashtu do të përfundojë finalizimin e një drafti që është përgatitur në këtë drejtim. Kongresi i SHBA miratoi një plan gjithëpërfshirës të sanksioneve për Republikën Islamike të Iranit javën e kaluar. Ligji u transformua dhe u zbatua të mërkurën me nënshkrimin e presidentit Donald Trump. Veprimet armiqësore të Uashingtonit kundër Teheranit, bëhen në kohën kur Amerika ka pranuar raportet nga ANEA, OKB dhe Këshilli i Sigurimit, se Irani i ka përmbushur vazhdimisht të gjitha angazhimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore.