Teherani pret delegacione për ceremoninë e betimit të presidentit Ruhani
Përfaqësuesit e vendeve si Moldavia, Anglia, Portugalia, Sierra Leone, Hungaria, Ginea, etj. kanë arritur në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit Hasan Ruhani.
Ceremonia e betimit të presidentit do të organizohet nesër më 5 gusht në sallën e parlamentit islamik të Iranit. Ndër figurat dhe personalitetet që erdhën sot për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit janë Igor Dodon president i Moldavisë, Richard Bacon kreu i grupit të miqësisë Iran-Angli, Fonseca Silva’s kryetare e grupit të miqësisë Iran-Portugali, Hasan Sharif kryetar i shumicës parlamentare të Sierra Leone, Guanzilles Urbino, Sao Tome and Principe, Sylvester Bush, Daris Fros GA përfaqësues i Lituanisë. Dje në prani të liderit suprem Ajetollah Khamenei, u mbajt ceremonia e dekretimit të presidentit në husenienë imam Khomeini (ra).