Vazhdon ardhja e zyrtarëve të vendeve të ndryshme në Teheran
Kryetari i parlamentit të Libanit, kryetari i Senatit spanjoll, i dërguari i posaçëm i ministrit të jashtëm suedez, kryetari i parlamentit të BeH, zv/kryetari i parlamentit të Republikës Ceke, zv/kryetari i parlamentit të Austrisë, ministri i kulturës dhe lidhjeve i Senegalit,
ministri i jashtëm i Kirgizistanit dhe kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Letoni-Iran, kanë mbërritur në Teheran për të marrë pjesë nesër në ceremoninë e dhënies së betimit të presidentit iranian dr. Hasan Ruhani në parlamentin e RII. Nabih Berri, kryetar i parlamentit të Libanit, Pio Garcia Escudero, kryetar i senatit të Spanjës, Piri Nimi, i dërguari i posaçëm i ministrit të jashtëm të Suedisë, Safet Softic, kryetar i parlamentit të BeH, Vitekh Filip, zv/kryetar i parlamentit të Republikës Çeke, Karl Hajns Kopf, zv/kryetar i parlamentit të Austrisë, Mankor Inxhaj, ministër i kulturës dhe lidhjeve i Senegalit, Erlan Abduldaev, ministër i jashtëm i Kirgizistanit dhe Martin Sis, kryetar i grupit parlamentar të miqësisë Letoni-Iran, kanë mbërritur në Teheran ku do të jenë të pranishëm në ceremoninë e dhënies së betimit të presidentit iranian Hasan Ruhani para deputetëve të parlamentit iranian, nesër më 5 gusht 2017. Përfaqësuesit e vendeve si Moldavia, Anglia, Portugalia, Sierra Leone, Hungaria, Ginea, etj. kanë arritur në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit Hasan Ruhani. Ndër figurat dhe personalitetet që po ashtu erdhën sot për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit janë Igor Dodon president i Moldavisë, Richard Bacon kreu i grupit të miqësisë Iran-Angli, Fonseca Silva’s kryetare e grupit të miqësisë Iran-Portugali, Hasan Sharif kryetar i shumicës parlamentare të Sierra Leone, Guanzilles Urbino, Sao Tome and Principe, Sylvester Bush, Daris Fros GA përfaqësues i Lituanisë.