Presidenti i Irakut arrin në Teheran
Gusht 04, 2017 17:40 Europe/Tirane
Presidenti i Irakut, Fuad Masum, mbërriti në Teheran të premten për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit iranian z. Hasan Ruhani që do të mbahet më 5 gusht në Teheran.
Ruhani do të bëjë betimin para parlamentit të shtunën pasdite në një ceremoni ku do të marrin pjesë zyrtarë të lartë iranianë si dhe zyrtarë të lartë nga 92 vende të botës. Dje në prani të liderit suprem Ajetollah Khamenei, u mbajt ceremonia e dekretimit të presidentit në husenienë imam Khomeini (ra).
Tags