Ruhani u betua për mandatin e dytë si president i Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56656-ruhani_u_betua_për_mandatin_e_dytë_si_president_i_iranit
Hasan Ruhani është betuar si presidenti i 12-të i Iranit në kryeqytetin iranian, Teheran, në prani të zyrtarëve të lartë të vendit, si dhe të udhëheqësve dhe politikanëve të lartë nga e gjithë bota.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 05, 2017 12:17 Europe/Tirane
  • Ruhani u betua për mandatin e dytë si president i Iranit

Hasan Ruhani është betuar si presidenti i 12-të i Iranit në kryeqytetin iranian, Teheran, në prani të zyrtarëve të lartë të vendit, si dhe të udhëheqësve dhe politikanëve të lartë nga e gjithë bota.

Ceremonia e inaugurimit u hap në ndërtesën e Parlamentit në Teheran të shtunën, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga më shumë se 100 vende të botës. Pas këndimit të himnit të Republikës Islamike dhe recitimit të vargjeve nga Kur'ani i Shenjtë, kryetari i parlamentit iranian z. Ali Larixhani, filloi ceremoninë duke i dëshiruar mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve, veçanërisht personaliteteve të huaja. Ai tha se pjesëmarrja e më shumë se 72 përqind e qytetarëve iranianë në zgjedhjet presidenciale, tregoi se ata janë të përkushtuar ndaj sistemit islamik të Iranit. Z. Larixhani shtoi se parlamenti do të mbështesë çdo përpjekje të qeverisë së ardhshme për të hequr pengesat në rrugën e rritjes së prodhimit kombëtar dhe investimeve të huaja dhe vendase. Duke ju drejtuar ceremonisë, presidenti i RII z. Hasan Ruhani falënderoi udhëheqësit dhe personalitetet e botës për pjesëmarrjen në ceremoninë e betimit të tij si president i RII. Ai tha se populli iranian ka bërë sakrifica të mëdha në rrugën e ruajtjes së lirisë dhe sundimit të ligjit, duke shtuar se iranianët kanë dëshmuar edhe njëherë besimin e tyre ndaj sistemit islamik. Ai theksoi se qeveria e tij është e gatshme të mbrojë interesat kombëtare të vendit. Presidenti iranian duke iu referuar marrëveshjes bërthamore të nënshkruar midis Iranit dhe G 5+1, tha se kjo marrëveshje është një shembull i konsensusit kombëtar për çështje të rëndësishme. Ruhani tha se SHBA nuk i është përmbajtur detyrimeve të saj sipas marrëveshjes bërthamore, duke theksuar se Irani kurrë nuk do të iniciojë shkeljen e marrëveshjes bërthamore, por edhe nuk do të hesht përballë moszbatimit të marrëveshjes nga  SHBA.