Theksohet zgjerimi i marrëdhënieve ushtarake mes Iranit dhe Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56690-theksohet_zgjerimi_i_marrëdhënieve_ushtarake_mes_iranit_dhe_rusisë
Gjeneral Husein Dehkan, ministër i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit ditën e shtunë u takua me zv/kryeministrin e Rusisë me të cilin diskutoi për zgjerimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes dhe përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve dhe akordeve dypalëshe.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Gusht 06, 2017 07:08 Europe/Tirane
  • Theksohet zgjerimi i marrëdhënieve ushtarake mes Iranit dhe Rusisë

Gjeneral Husein Dehkan, ministër i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit ditën e shtunë u takua me zv/kryeministrin e Rusisë me të cilin diskutoi për zgjerimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes dhe përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve dhe akordeve dypalëshe.

Dimitri Rogozin, zv/kryeministër i Rusisë ka vizituar Teheranin për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të 12-të të Iranit z. Hasan Ruhani. Në kuadër të kësaj vizite ai u takua me ministrin e mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit z. Husein Dehkan. Në këtë takim u diskutuan çështjet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare. Ceremonia e betimit të presidentit të Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani  mbajt dje në sallën e Parlamentit Islamik të Iranit.