Zarif i kënaqur nga zotimet e Gjermanisë për dialog dhe bashkëpunim
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56710-zarif_i_kënaqur_nga_zotimet_e_gjermanisë_për_dialog_dhe_bashkëpunim
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me përgjegjësin e marrëdhënieve evropiane në ministrinë e jashtme të Gjermanisë, i cili ndodhet për një vizitë në Teheran, u shpreh i kënaqur nga zotimet e Gjermanisë për dialog dhe bashkëpunim me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 06, 2017 07:28 Europe/Tirane
  • Zarif i kënaqur nga zotimet e Gjermanisë për dialog dhe bashkëpunim

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me përgjegjësin e marrëdhënieve evropiane në ministrinë e jashtme të Gjermanisë, i cili ndodhet për një vizitë në Teheran, u shpreh i kënaqur nga zotimet e Gjermanisë për dialog dhe bashkëpunim me Iranin.

Muhamed Xhavad Zarif sot u takua me Michael Roth me të cilin diskutoi për çështje të rajonit dhe për domosdoshmërinë e bashkëpunimit në stabilizimin e rajonit. Në këtë takim shefi i diplomacisë iraniane tha: Gjermania mund të luajë një rol të rëndësishëm në progresin e shumë çështjeve ndërkombëtare dhe rajonale. Nga ana e tij Roth tha se vendi i tij është i zotuar për paqen dhe stabilitetin dhe dëshiron bashkëpunim me Republikës Islamike të Iranit. Ai gjithashtu marrëveshjen bërthamore e konsideroi të rëndësishme për Gjermaninë dhe tha se Gjermania vazhdon të ketë kontakte të nivelit të lartë me Iranin.