Larixhani: Strategjia e Iranit është zgjidhja e çështjeve dhe mosmarrëveshjeve me dialog
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56754-larixhani_strategjia_e_iranit_është_zgjidhja_e_çështjeve_dhe_mosmarrëveshjeve_me_dialog
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit vuri në dukje se strategjia e Iranit është zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe problemeve të rajonit dhe botës me anë të dialogut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 07, 2017 09:18 Europe/Tirane
  • Larixhani: Strategjia e Iranit është zgjidhja e çështjeve dhe mosmarrëveshjeve me dialog

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit vuri në dukje se strategjia e Iranit është zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe problemeve të rajonit dhe botës me anë të dialogut.

Ali Larixhani dje u takua me Saber Husein Cudari kryetar i Unionit Ndërparlamentar Botëror ku theksoi se strategjia e Iranit gjithmonë është bazuar në dialog dhe në diplomaci dhe jo në dërgimin e ushtrive për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme me forcë si është bërë me agresionet në Siri dhe në Jemen, të cilët nuk kanë sjellë gjë tjetër veçse viktima në radhët e civilëve.  Ali Larixhani  gjithashtu theksoi zgjidhjen e krizave të rajonit nëpërmjet vullnetit të kombeve të rajonit. Kryetari i Unionit Botëror Ndërparlamentar gjithashtu i tha Larixhanit se Irani është një anëtar i vlefshëm dhe me ndikim i Unionit Botëror Ndërparlamentar dhe është anëtar i një prej komisioneve kryesore të këtij unioni dhe si i tillë mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizave rajonale dhe globale. Saber Husein Cudari gjithashtu theksoi zgjidhjen e krizave të rajonit përmes bisedimeve dhe shtoi se situata në Siri dhe Jemen është tepër kritike dhe kushtet humanitare janë alarmante e të tmerrshme dhe se zgjidhja e situatës duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që lufta dhe gjakderdhja të ndërpriten.