Irani arreston 27 pjesëtarë të ISIS / Synonin kryerjen e sulmeve terroriste
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56780-irani_arreston_27_pjesëtarë_të_isis_synonin_kryerjen_e_sulmeve_terroriste
Forcat iraniane të sigurisë kanë arrestuar 27 terroristë të lidhur me grupin terrorist takfiristë ISIS , të cilët kishin si synim kryerjen e akteve terroriste në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 07, 2017 14:29 Europe/Tirane
  • Irani arreston 27 pjesëtarë të ISIS / Synonin kryerjen e sulmeve terroriste

Forcat iraniane të sigurisë kanë arrestuar 27 terroristë të lidhur me grupin terrorist takfiristë ISIS , të cilët kishin si synim kryerjen e akteve terroriste në Iran.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Inteligjencës të Iranit të hënën, forcat iraniane të sigurisë arritën të identifikonin dhe arrestonin terroristët e lidhur me ISIS, të cilët planifikonin të kryenin akte terroriste në provincat e RII, si dhe qytete fetare përpara betimit të presidentit iranian z. Hasna Ruani të shtunën. Ata u kapën gjatë një sërë operacionesh të inteligjencës dhe nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve sekrete me shërbimin e inteligjencës të një vendi rajonal, shtoi ky burim. Forcat iraniane gjithashtu konfiskuan disa pajisje ushtarake që terroristët synonin të sillnin në vend, thuhet në këtë deklaratë. Thuhet se 10 terroristë u arrestuan jashtë Iranit ndërsa 17 të tjerë u kapën brenda në Iran. Sipas kësaj ministrie, pesë terroristë u caktuan si kryerës të akteve terroriste në Iran, ndërsa të tjerët ishin përgjegjës për prokurimin dhe mbështetjen.