Velajati: Irani mbron integritetin territorial të Irakut
(last modified Mon, 07 Aug 2017 17:19:41 GMT )
Gusht 07, 2017 19:19 Europe/Tirane
  • Velajati: Irani mbron integritetin territorial të Irakut

Drejtori i Qendrës së studimeve strategjike të Asamblesë për Mbrojtjen e Interesave të Sistemit të RII z. Ali Akbar Velajati, tha të hënën se Republika Islamike e Iranit do të mbrojë integritetin territorial të Irakut në të gjitha mënyrat.

Velajati i bëri kwto deklarata në një takim me një grup të dijetarwve  irakianw nga shkolla teologjike e Irakut në Teheran të hënën. Irani është kundër çdo grupi mendimi që bën thirrje për ndarjen e Irakut dhe shumë herë ne i kemi deklaruar qëndrimet tona në këtë drejtim, tha Velajati. Nuk ka dyshim se sionistët dhe kukullat e tyre rajonale nën komandat amerikane qwndrojnw prapa terroristëve dhe grupeve takfiriste, tha ai. E ardhmja e Irakut është shumë premtuese dhe do të jetë një vend dinjitoz, i pavarur dhe i fuqishëm, tha ai. Ju i larguat amerikanët nga toka juaj, tha ai duke shtuar se ju nuk duhet t'i lini ata të kthehen në një Irak të pavarur dhe islam. Nuk është e justifikueshme që amerikanët të hyjnë në ndonjë vend islamik nën ndonjë pretekst kryesisht në Irak, tha ai. "Ne jemi të detyruar të mbrojmë vendet tona dhe të mos kursejmë asnjë përpjekje për të forcuar zinxhirin e rezistencës", tha z. Velajati. Për të parandaluar ndikimin e të huajve në rajon, të gjithë duhet të ndihmojnë për të forcuar rezistencën, tha drejtori i Qendrës së studimeve strategjike të Asamblesë për Mbrojtjen e Interesave të Sistemit të RII z. Ali Akbar Velajati.

 

Tags