Sondazhi i YouGov: 60% e amerikanëve kundërshtojnë sulmin e Uashingtonit ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i171246
Pars Today- Faqja e gazetës franceze Le Figaro në internet, të enjten publikoi rezultatet e reja të sondazhit të insitutit amerikan YouGov për gazetën angleze Economist dhe thotë: "60% e amerikanëve kundërshtojnë sulmin e Uashingtonit ndaj Iranit".
(last modified 2025-06-25T14:13:42+00:00 )
Qershor 19, 2025 22:39 Europe/Tirane
  • Sondazhi i YouGov: 60% e amerikanëve kundërshtojnë sulmin e Uashingtonit ndaj Iranit

Pars Today- Faqja e gazetës franceze Le Figaro në internet, të enjten publikoi rezultatet e reja të sondazhit të insitutit amerikan YouGov për gazetën angleze Economist dhe thotë: "60% e amerikanëve kundërshtojnë sulmin e Uashingtonit ndaj Iranit".

"24% përqind e popullit amerikan kanë dyshime për këtë veprim." Faqja e internetit e gazetës franceze Le Figaro publikoi të enjten rezultatet e reja të këtij sondazhi, duke shtuar: "Një shumicë e madhe kundërshton ndërhyrjen ushtarake amerikane". Duke kujtuar hezitimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për t'u bashkuar me regjimin izraelit në sulmin ushtarak ndaj Iranit dhe duke përsëritur deklaratën e tij se "populli amerikan duket se ka një pikëpamje të qartë në këtë çështje, tha: Vetëm 16% e popullit amerikan është i mendimit se ushtria duhet të futet në këtë konflikt." Sipas një sondazhi të Fox News, në vitin 2019, 53% e amerikanëve ishin dakord me ndërhyrjen ushtarake për të parandaluar zhvillimin e armëve bërthamore nga Irani.