Larixhani thekson vazhdimin e rezistencës kundër armiqve
Kryetari i parlamentit të RII z. Ali Larixhani tha se solidariteti është thelbësor mes muslimanëve për të qenë në gjendje të qëndrojnë kundër armiqve.
Larixhani i bëri këto deklarata të hënën në një takim me anëtarin e zyrës politike të Hamasit, Izet Al Rishek. Tani Iraku është në kushte të mira dhe përpjekjet po bëhen edhe në Siri për të mbijetuar nga status quo-ja. Larixhani gjithashtu uroi z. Ismail Hanie për zgjedhjen e tij si Shef i Byrosë Politike të Hamasit. Ndërkohë, Al Rishek u shpreh i kënaqur për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e inaugurimit të presidentit iranian Hasan Ruhani të mbajtur të shtunën në Teheran. "Ne jemi të vendosur të kemi marrëdhënie më të ngushta me miqtë tanë si Irani, Siria, Hamasi, Hezbollahu dhe Lëvizja Xhihadiste Islame në Palestinë për të kundërshtuar armiqtë", shtoi anëtari i zyrës politike të Hamasit, Izet Al Rishek.