Irani mbështet politikat paqësore në botë
Irani gjithmonë është munduar të ndjekë politikat paqësore në botë.
Kështu deklaroi Behram Kasemi, zëdhënës i MPJI i cili në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se cilat janë politikat e ministrisë së jashtme pas theksimit të liderit suprem për zgjerimin e marrëdhënieve me botën dhe mbi pjesëmarrjen e gjerë të të ftuarve në ceremoninë e betimit të presidentit shtoi se bashkëpunimit me vendet e ndryshme të botës ka qenë dhe është pjesë e politikës së qeverisë iraniane dhe në të përfshihen edhe këshillat dhe udhëzimet e lideri suprem. Sa i përket pretendimeve të disa vendeve mes tyre Amerikës për programin raketor të Iranit, zëdhënësi Kasemi tha se kjo është një çështje e brendshme e cila nuk bie ndesh me rezolutën 2231 të KS të OKB. Behram Kasemi më tutje shtoi se Mogherini vizitoi Teheranin për të shqyrtuar çështjen e hapjes së zyrës së BE-së në Teheran dhe shtoi se kjo temë është në diskutim e sipër. Zëdhënësi i diplomacisë iraniane foli edhe mbi vizitën e Muktada Sadr në Irak dhe hodhi poshtë pretendimet për ndërhyrjet e Iranit në Irak dhe shtoi se Irani dhe Iraku kanë bashkëpunime të mira mes tyre. Sa i përket takimi të Astanasë kushtuar Sirisë, Behram Kasemi tha: Irani dëshiron armëpushim, paqe dhe stabilitet në Siri dhe në këtë kuadër mbështet çdo vend që synon të ndihmojë Sirinë. Negociatat e Astanasë do të vazhdojnë sot dhe nesër deri në fund të gushtit.