Kasemi: Bota nuk pranon veprimet dashakeqe të Amerikës
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, programin gjithëpërfshirës të veprimit të përbashkët, e konsideroi si një traktat global, duke thënë se nëse Shtetet e Bashkuara nuk e zbatojnë këtë program, bota nuk do ta anashkalojë këtë çështje.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Behram Kasemi të hënën në një intervistë me rrjetin televiziv të lajmeve të Iranit duke deklaruar se Teherani është i angazhuar për zbatimin e marrëveshjes bërthamore shtoi se evropianët kanë ardhur në përfundimin se sot Evropa po ndjek politika të reja që nuk janë në përputhje me politikat egoiste të Amerikës dhe duke qenë se ata ishin iniciatorët e parë të bisedimeve bërthamore të Iranit, ata duan të shohin ecurinë e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Kasemi shtoi: "Evropianët duan të distancohen nga amerikanët që në formë transparente shkelin zotimet e tyre." Ky zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane, duke iu referuar veprimeve të fundit anti-iraniane të Amerikës, tha: "Republika Islamike e Iranit, me vëmendjen e saj, do të monitorojë veprimet e SHBA dhe nuk do të lejojë qeverinë e Donald Trump të shkelë marrëveshjen duke i imponuar shpenzime Iranit". Behram Kasemi gjithashtu vuri në dukje praninë e më shumë se 100 delegacioneve nga vende të huaja në ceremoninë e inaugurimit të presidencës iraniane dhe tha: "Prania e këtyre delegacioneve tregoi se Iranofobia ka dështuar dhe se qasja përditshme e ndjekur nga dashakeqët e Iranit nuk ka asnjë efikasitet.