Salehi ri-emërohet drejtor i Agjencisë për energji atomike të Iranit
Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani në një dekret të enjten riemëroi z. Ali Akbar Salehi si nënpresident dhe drejtor të Agjencisë për energji atomike të Iranit (AEAI).
Sipas faqes së internetit të zyrës së presidentit, teksti i dekretit thotë: 'Në bazë të nenit 124 të Kushtetutës dhe duke pasur parasysh angazhimin tuaj, rekordin shkencor dhe menaxhimin e suksesshëm ekzekutiv, përpjekjet e vlefshme në marrëveshjen bërthamore, ju caktoj si nënpresident dhe kryetar të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit'. Shpresojmë se, në dritën e bekimeve hyjnore dhe bashkëpunimit të elitave shkencore, do të jeni të suksesshëm në shërbim të popullit fisnik të Iranit dhe të sistemit islamik, duke respektuar ligjin, moderimin dhe statutin etik të Qeverisë së Shpresës, ka thënë Ruhani.