Zarif: Trump dëshiron shkatërrimin e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i57030-zarif_trump_dëshiron_shkatërrimin_e_marrëveshjes_bërthamore
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka thënë se presidenti i SHBA Donald Trump vazhdimisht ka kërkuar të shkatërrojë marrëveshjen bërthamore edhe atë në kurriz të Republikës Islamike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 11, 2017 15:34 Europe/Tirane
  • Zarif: Trump dëshiron shkatërrimin e marrëveshjes bërthamore

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka thënë se presidenti i SHBA Donald Trump vazhdimisht ka kërkuar të shkatërrojë marrëveshjen bërthamore edhe atë në kurriz të Republikës Islamike.

Presidenti amerikan ka dashur gjithmonë të "anulojë" marrëveshjen bërthamore, të njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit, tha Zarif në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të premten.  Presidenti i SHBA-së të enjten pohoi se Irani nuk ka "respektuar shpirtin e marrëveshjes bërthamore dhe se mendon se është një "marrëveshje e tmerrshme". "Unë nuk mendoj se Irani po vepron në përputhje me marrëveshjen”, tha Trump në New Jersey. Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia dhe Kina - plus Gjermania arritën të nënshkruajnë marrëveshjen bërthamore më 14 korrik 2015 dhe filluan ta zbatojnë atë në janar 2016.