Zarif: Trump dëshiron shkatërrimin e marrëveshjes bërthamore
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka thënë se presidenti i SHBA Donald Trump vazhdimisht ka kërkuar të shkatërrojë marrëveshjen bërthamore edhe atë në kurriz të Republikës Islamike.
Presidenti amerikan ka dashur gjithmonë të "anulojë" marrëveshjen bërthamore, të njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit, tha Zarif në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të premten. Presidenti i SHBA-së të enjten pohoi se Irani nuk ka "respektuar shpirtin e marrëveshjes bërthamore dhe se mendon se është një "marrëveshje e tmerrshme". "Unë nuk mendoj se Irani po vepron në përputhje me marrëveshjen”, tha Trump në New Jersey. Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia dhe Kina - plus Gjermania arritën të nënshkruajnë marrëveshjen bërthamore më 14 korrik 2015 dhe filluan ta zbatojnë atë në janar 2016.