I dërguari i posaçëm i OKB për Jemenin arrin në Teheran
Gusht 12, 2017 12:38 Europe/Tirane
I dërguari i posaçëm i OKB për Jemenin ka ardhur për një vizitë në Teheran.
Ismail Ould Sheik Ahmed, pritet të takohet me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe me funksionarë të tjerë të Iranit për të diskutuar mbi procesin e dialogut politik mes grupeve jemenase. Irani gjithmonë ka theksuar në zgjidhjen diplomatike dhe politike të krizës në Jemen. Jemeni përballet me agresionin ushtarak të Arabisë Saudite që prej marsit të vitit 2015, me pretekstin e rikthimit të Abdarabuh Mansur Hadit në postin e presidentit, agresion që ka lënë të vrarë me mijëra civilë dhe ka shkatërruar infrastrukturën e këtij vendi.
Tags