Irani shpreson në përfundimin sa më të shpejtë të rrethimit të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i57074-irani_shpreson_në_përfundimin_sa_më_të_shpejtë_të_rrethimit_të_jemenit
Zëvendësministri i Jashtëm i RII për Çështjet Arabe-Afrikane, Hosein Xhaberi Ansari, në takim me të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Jemenin, Ismail Ould Sheikh, të shtunën shprehu shqetësimin e thellë për krizën humanitare në Jemen dhe deklaroi mbështetjen e Iranit për përpjekjet e OKB-së për t'i dhënë fund luftës në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 12, 2017 13:39 Europe/Tirane
  • Irani shpreson në përfundimin sa më të shpejtë të rrethimit të Jemenit

Zëvendësministri i Jashtëm i RII për Çështjet Arabe-Afrikane, Hosein Xhaberi Ansari, në takim me të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Jemenin, Ismail Ould Sheikh, të shtunën shprehu shqetësimin e thellë për krizën humanitare në Jemen dhe deklaroi mbështetjen e Iranit për përpjekjet e OKB-së për t'i dhënë fund luftës në këtë vend.

Ould Sheikh, i cili ndodhet në Teheran për të zhvilluar bisedime me zyrtarët iranianë, u takua me Xhaberi Ansarin dhe diskutoi çështjet e interesit të ndërsjellë. Zyrtari i OKB-së paraqiti një raport mbi situatën e fundit humanitare në Jemen dhe konsultimet e tij të fundit dhe përpjekjet për ri-mobilizim në drejtim të zgjidhjes së krizës përmes mjeteve politike dhe i kërkoi Iranit të mbështes këto  përpjekje. Xhaberi Ansari deklaroi mbështetjen e Iranit për përpjekjet e OKB-së për t'i dhënë fund luftës dhe krizës në Jemen dhe njoftoi propozimet e Iranit për zgjidhje politike në krizën e Jemenit dhe parimet të cilat duhet të konsiderohen në këtë rrugë. Të dy palët diskutuan dhe shkëmbyen pikëpamje mbi idetë e reja për të hapur qëndrim politik ekzistues në Jemen.