Arabia Saudite do tu japë shërbime dinjitoze, pelegrinëve iranianë
Zv/ministri i Haxhit në Arabinë Sauditë, ka premtuar tu japë shërbime dinjitoze pelegrinëve iranianë.
Muhamed Abdul’rahman Bixhavi, zv/ministër i Haxhit në Arabinë Saudite, ditën e dielë në Medina u takua me Said Kharazi kryetar i delegacionit konsullor të ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit, ku tha se Riadi është i gatshëm të zgjidhë çdo problem të mundshëm për pelegrinët iranianë. Në këtë takim është diskutuar krijimi i kushteve të qarkullimit të rehatshëm të pelegrinëve iranianë sidomos në Media dhe respektimin e tyre. Ndërkohë në Mekë, Irani ka hapur një qendër mjekësore për tu ardhur në ndihmë pelegrinëve në nevojë të kryesuar nga Muhamed Nagi Halisaz. Sivjet në Arabinë Saudite kanë shkuar 86 mijë e 500 pelegrinë iranianë.