Presidenti iranian thekson mbi zhvillimin e marrëdhënieve me vendet fqinje
Presidenti iranian z. Hasan Ruhani thekson mbi zgjerimin e marrëdhënieve strategjike me vendet fqinje, veçanërisht me Rusinë.
Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani i bëri këto deklarata të hënën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Ai theksoi faktin se politika parimore e Iranit është të zhvillojë marrëdhënie të gjithanshme me Rusinë. Hasan Ruhani vuri në dukje marrëdhëniet e mira midis dy vendeve dhe u kërkoi investitorëve aktivë dhe sektorëve privatë të Rusisë të marrin pjesë në projektet infrastrukturore të Iranit në fushën e industrisë dhe energjisë. Ai vuri në dukje kompleksitetin në rajon dhe gjithashtu situatën e keqe në Jemen, Irak dhe Siri. Presidenti Ruhani gjithashtu theksoi nevojën për konsultime Iran-Rusi në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe në luftën kundër terrorizmit. Ai i referohet marrëveshjes bërthamore të Iranit të njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit si një marrëveshje shumëpalëshe, duke thënë se Irani ka qenë gjithmonë i angazhuar ën zbatimin e detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje. Ai shtoi se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) gjithashtu ka pranuar angazhimet e Iranit në bazë të marrëveshjes bërthamore. Presidenti iranian i kërkoi Rusisë që të luaj rol pozitiv në përforcimin e marrëveshjes bërthamore. Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin e përgëzoi z. Ruhani për fillimin e qeverisë së 12-të. Ai gjithashtu theksoi interesimin e investitorëve rusë dhe aktivistëve ekonomikë në pjesëmarrjen në projektet infrastrukturore të Iranit. Për fat të mirë, përpjekjet Iran-Rusi kanë sjellë arritje të mira në stabilizimin e situatës në rajon, tha presidenti rus Vladimir Putin. Presidenti rus vazhdoi të thotë se të dy vendet do të jenë në gjendje të dërgojnë ndihma humanitare në Jemen, duke nxitur bashkëpunimin.