Fitorja e katërt e ekipit iranian të volejbollit
Gusht 15, 2017 03:51 Europe/Tirane
Ekipi Iranian i volejbollit në preeliminatorët e botërorit 2018, ka fituar përballë Katarit.
Ekipi iranian me tre fitore radhazi ka garantuar kualifikimin e tij për në botërorin e vitit të ardhshëm. Ndeshja mes Katarit dhe Iranit u zhvillua dje ku ekipi iranian i volejbollit fitoi me rezultatin 3-0. Më herët Irani ka fituar përballë ekipeve nga Kina, Koreja e Jugut dhe Kazakistani. Në fund të fazës preeliminatore ekipet e Iranit dhe të Kinës arritën të kualifikohen për botërorin e vitit 2018. Në këtë fazë kanë konkurruar ekipet nga Irani, Kina, Koreja e Jugut, Katari dhe Kazakistanit. Kampionati botëror 2018 në volejboll, do të organizohet në Itali dhe Bullgari.
Tags