Zarif: Terrorizmi nuk është simbol i asnjë feje apo race
Ministri i jashtëm i RII në rrjetin e tij Tuiter ka kritikuar qasjen dyfytyrëshe që ekziston përballë terrorizmit. Mohamed Xhevad Zarif, ministër i jashtëm i RII të premten pas dy akteve raciste dhe një sulmi terrorist në qytetin Charlottesville, në Virxhinia të SHBA dhe në qytetin e Barcelonës në Spanjë, duke kritikuar qasjen e Perëndimit ndaj fyerjes së Islamit pas çdo lloj sulmi terrorist në Perëndim, ka thënë:
Terrorizmi në emër të racës ose fesë, është terrorizëm dhe askush nuk është përfaqësues i asnjërës. Javën e kaluar, një grup racist sulmoi dhjetëra njerëz në një demonstratë antiraciste në Charlottesville të Virxhinias, duke vrarë një dhe duke plagosur më shumë se 19 persona të tjerë. Të enjten, në Las Ramblas, qendër e qytetit të Barcelonës në Spanjë, një makinë shoferi i të cilit ishte anëtar i grupit terrorist ISIS, goditi një turmë njerëzish ku u vranë të paktën 13 persona dhe 100 të tjerë u plagosën. Presidenti i Shteteve të Bashkuara e dënoi aktin racist në Charlottesville, në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por sulmin në qytetin e Barcelonës në Spanjë, ai menjëherë e quajti "terrorizëm islamik". Mediat amerikane besojnë se Trump do të përmbahet nga dënimi i akteve raciste, nga frika e humbjes së mbështetjes së republikanëve racistë.