Aeuronautiku i NASA: Sukses i madh i Iranit në lëshimin e satelitëve
Ish-aeronautiku i NASA-s Leroy Chiao, lëshimin e satelitëve në hapësirë nga ana e Iranit e ka quajtur sukses të madh.
Ai lëshimin e transportuesit satelitor Simorg të Iranit e konsideroi sukses të madhe në fushën e aeronautikës dhe hapësirës. Irani më 27 korrik lëshoi me sukses transportuesin satelitor Simorg nga baza hapësinore Imam Khomeini(ra). Ky transportues ka kapacitet të mbartë satelitë me peshë 250 kg dhe mund të dërgohen në distancën 500 km nga orbita e tokës. Amerika ka pretenduar se lëshimi i këtij transportuesi është shkelje e marrëveshjes bërthamore ndërkohë që raketa e Iranit nuk është projektuar për mbartjen e kokave bërthamore dhe në kohën kur ky vend nuk ka aspak nevojë për të tilla armë. Irani gjithashtu ka theksuar se zbaton traktatin NPT për ndalimin e prodhimit dhe përhapjes së armëve bërthamore.