Zyrtari i Libanit: Irani burim i unitetit të myslimanëve
Kryetari i Asamblesë Supreme të Shiave të Libanit, Sheik Abdul Amir Kabalan, tha të mërkurën se Republika Islamike e Iranit konsiderohet si garanci për botën myslimane dhe gjithashtu një urë që lidhë umetin islamik me njëri-tjetrin.
Zyrtarët libanezë i bënë këto deklarata në një takim me zëvendësministrin e jashtëm të Iranit për çështjet arabo-afrikane, Hosein Xhaberi Ansari, në Bejrut të mërkurën. Kjo është dita e tretë e vizitës së të dërguarit iranian në Liban, gjatë së cilës ai u takua me figura të larta politike dhe fetare të këtij vendi. Kur të tjerët janë larguar nga skena, të gjitha shpresat janë investuar në Iran, tha shejkh Kabalan. I dërguari iranian, nga ana e tij, tha se Libani dhe i gjithë rajoni janë të etur për mendimet e themeluesit të parlamentit libanez Imam Musa Sadr. Në pragun e 39 vjetorit të rrëmbimit të Imam Musa Sadrit në Libi, Xhaberi Ansari tha se Imam Musa Sadr ishte manifestim i rezistencës ndaj regjimit sionist, i cili nxiti bashkëjetesën paqësore mes feve hyjnore dhe grupeve etnike. "Në mungesë të Imam Musa Sadrit, ju keni ndjekur me të vërtetë idealet e tij dhe parlamenti libanez ë konsiderohet si ndjekës i rrugës së tij", tha Ansari.