Al-Hadith: Katari do të forcojë marrëdhëniet e tij me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i57964-al_hadith_katari_do_të_forcojë_marrëdhëniet_e_tij_me_iranin
Kanali televiziv al-Hadith njoftoi se Katari do të përmirësojë dhe forcojë marrëdhëniet e tij me Iranin.
(last modified 2026-03-19T18:46:29+00:00 )
Gusht 27, 2017 07:51 Europe/Tirane
  • Al-Hadith: Katari do të forcojë marrëdhëniet e tij me Iranin

Kanali televiziv al-Hadith njoftoi se Katari do të përmirësojë dhe forcojë marrëdhëniet e tij me Iranin.

Kanali televiziv al-Hadith bëri të ditur kthimin e ambasadorit katariot në Teheran. Në këtë njoftim thuhet se Katari rikthen ambasadorin e tij në Teheran për të vazhduar përgjegjësinë dhe detyrat diplomatike të tij. Katari janarin e vitit të kaluar e kishte thirrur ambasadorin e tij në Iran. Në të njëjtën kohë ministria e jashtme e Katarit ka theksuar zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale me Republikën Islamike të Iranit. Ambasadori i Katarit në Iran, Ali bin Ahmed al-Satili, është kthyer në Iran për të rifilluar aktivitetet e tij diplomatik. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Behram Kasemi ka mirëpritur kthimin e ambasadorit të Katarit në Teheran. Kthimi i tij erdhi pasi ministrat e jashtëm të dy vendeve kontaktuan dhe ranë dakord për këtë cëhstje. Ambasadori i Katarit në Iran u thirr pas sulmit në ambasadën e Arabisë Saudite në Teheran. Kasemi e përshkroi kthimin e ambasadorit të Katarit në Iran si një vendim logjik dhe pozitiv. Në dy dekadat e fundit, Katari është përpjekur të forcojë marrëdhëniet e tij me Iranin.