Bisedime ushtarake mes Iranit dhe Rusisë në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58156-bisedime_ushtarake_mes_iranit_dhe_rusisë_në_moskë
Kolonel Nasrullah Kalantari dhe gjeneral Aleksandër Fomin, përkatësisht zv/ministër i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit dhe zv/ministër i mbrojtjes i Rusisë, kanë biseduar lidhur me bashkëpunimet teknike dhe ushtarake dhe për çështje të interesit dypalësh.
(last modified 2026-03-19T18:46:29+00:00 )
Gusht 30, 2017 07:56 Europe/Tirane
  • Bisedime ushtarake mes Iranit dhe Rusisë në Moskë

Kolonel Nasrullah Kalantari dhe gjeneral Aleksandër Fomin, përkatësisht zv/ministër i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit dhe zv/ministër i mbrojtjes i Rusisë, kanë biseduar lidhur me bashkëpunimet teknike dhe ushtarake dhe për çështje të interesit dypalësh.

Sipas një njoftimi të ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, zëvendësi për çështjet ndërkombëtare në ministrin e mbrojtjes së Iranit ditën e martë u takua në Moskë me Aleksandër Fomin me të cilin diskutoi mbi çështjet e sigurisë dhe ato rajonale. Dy zëvendësministrat e mbrojtjes të Iranit dhe Rusisë thanë: Shtimi i kontakteve mes palëve ka rëndësi të veçantë dhe bisedimet e Moskës nxisin bashkëpunimin dypalësh. Irani dhe Rusia vitet e fundit kanë pasur bashkëpunim të gjerë ushtarak dhe politik dhe në Siri gjithashtu është vënë re ky bashkëpunim.