Përvjetori i martirizimit të Raxhai dhe Bahonar
30 gushti përkon me 8 Shahrivarin e kalendarit diellor që është përvjetori i martirizimit të presidentit dhe kryeministrit iranian, ditë e shënuar si lufta kundër terrorizmit në Iran.
Pas fitores së Revolucionit Islamik, MEK (Monafekinët) në hijen e mbështetjes së huaj luajtën një rol të madh në vrasjen e figurave dhe personaliteteve të rëndësishme revolucionare në Iran, në mënyrë që sipas atyre Revolucioni Islamik të mos kthehej në një shembull revolucionar dhe me ndikim tek kombet liberale në rrugën e tyre drejt realizimit të qëllimeve të larta. Më 30 gusht 1981, dy zyrtarë të rëndësishëm qeveritarë të ngarkuar me misionin e realizimit të qëllimeve të larta të Revolucionit Islamik u vunë nën shënjestrën e grupit të urryer dhe terrorist MEK. Muhamed Ali Raxhai, presidenti dhe Muhamed Xhavad Bahonar, kryeministri i Iranit, më 8 shtator 1981, u martirizuan në një sulm terrorist të kryer nga elementet e grupit terrorist MEK kryeministrisë iraniane. Martir Bahonar dhe martir Raxhai gjatë periudhës kritike të Revolucionit Islamik të Iranit luajtën një rol të rëndësishëm në bllokimin dhe neutralizimin e komploteve të brendshme dhe të jashtme dhe bënë një përpjekje të madhe për të çuar përpara sistemin e lartë revolucionar dhe të vlerave të Republikës Islamike të Iranit. Vënia në shënjestër e piramidës së pushtetit në Revolucionin Islamik të Iranit nuk kishte qëllimin tjetër veçse shkatërrimin e këtij revolucioni, por populli iranian gjatë katër dekadave të kaluara ka dëshmuar se ai nuk do të kthehet mbrapa pas vrasjes së këtyre personaliteteve, por në bashkëpunim me qeverinë dhe institucionet e tjera, revolucionin islamik e ka ngritur në kulmin e fuqisë së tij.