Urim për festën e madhe të Kurban Bajramit
(last modified Thu, 31 Aug 2017 18:17:29 GMT )
Gusht 31, 2017 20:17 Europe/Tirane
  • Urim për festën e madhe të Kurban Bajramit

Dita e nesërme 10 Dhilhaxhe 1438 hixhri kameri që përkon me 1 shtator 2017, është festa e Kurban Bajramit, një prej festave më të mëdha të myslimanëve.

Në festën e Kurban Bajramit haxhinjtë të cilët kanë shkuar për të vizituar Shtëpinë e Zotit, me urdhër të Zotit dhe për të fituar kënaqësinë e Tij, therin kurbane kujtojnë sakrificën e Profetit të madh Hazretit Ibrahim a.s.. Zoti për të provuar besimin dhe sinqeritetin e Hazretit Ibrahim a.s., e urdhëroi atë të sakrifikojë të birin e tij Hazretin Ismail a.s. në rrugën e Zotit. Hazreti Ibrahim a.s. pranoi urdhrin e Zotit dhe u përgatit ta zbatojë atë, mirëpo sado që bëri përpjekje, thika nuk e theri Hazretin Ismail a.s.. Kjo ngjarje u mëson besimtarëve të Zotit sakrificën, ngadhënjimin ndaj egos dhe dorëzimin përpara urdhrit hyjnor. Për këtë arsye besimtarët mysliman të botë ditën e Kurban Bajramit e festojnë si një festë të madhe islame. Me këtë rast Radio Televizioni i Republikës Islamike të Iranit uron festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë të botës.