Takimet e delegacionit parlamentar iranian në Asamblenë Ndërparlamentare të Azisë
Delegacioni parlamentar iranian i kryesuar nga Fatime Zul’ghader, në kuadër të samitit të Asamblesë Ndërparlamentar Aziatike, zhvilloi takime me delegacionin parlamentar të Butanit, Turqisë, Emirateve dhe me kryeministrin e Butanit.
Samiti vjetor i Asamblesë Ndërparlamentare Aziatike mbahet në Butan. Fatime Zul’ghader ditën e enjte pati një takim me përfaqësuesin e delegacionit parlamentar të Turqisë, ku u theksuan për zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar mes Iranit dhe Turqisë. Edhe në takimin me përfaqësuesit e Emirateve, znj. Zul’ghader theksoi zgjerimin e marrëdhënieve parlamentare dhe të bashkëpunimeve bilaterale. Delegacioni iranian pati takim edhe me Tshering Tobgay kryeministër i Butanit me të cilin diskutoi për zgjerimin e marrëdhënieve politike mes dy vendeve. Në samitin e Asamblesë Ndërparlamentare Aziatike, marrin pjesë 150 deputetë nga 20 vende të botës.