Haxhinjtë iranianë përkujtojnë viktimat e tragjedisë së Minasë
(last modified Sat, 02 Sep 2017 06:33:29 GMT )
Shtator 02, 2017 08:33 Europe/Tirane
  • Haxhinjtë iranianë përkujtojnë viktimat e tragjedisë së Minasë

Haxhinjtë iranianë gjatë qëndrimit në Mina, përkujtojnë viktimat e tragjedisë së Minasë që ndodhi vitin e kaluar.

Mbi 7000 haxhinjë duke përfshirë edhe 464 haxhinjë iranianë në festën e Kurban Bajramit të vitit të kaluar më 24 shtator 2015, gjatë kryerjes së ritualeve të Haxhit në Mina, humbën jetën për shkak të keqadministrimit të autoriteteve të regjimit Al Saud.  Këta 7000 haxhinjë humbën jetën në mënyrë të padrejtë në vapën e madhe dhe të etur. Vizitorët e Shtëpisë së Zotit të premten kanë arritur në vendin Mina. Një prej ritualeve obligative të Haxhit, është qëndrimi në vendin Mina më 10, 11 dhe 12 Dhil-Hixhe dhe hedhja e gurëve në drejtim të simbolit të djallit.

Tags