Prezantohen 4 medikamente të rinj të prodhuar në Iran
4 medikamente të rinj për kurimin e sëmundjes Hepatiti C, trysninë e gjakut, mpiksjen e gjakut dhe yndyrat në gjak, janë prodhuar nga universiteti i shkencës dhe industrisë i Iranit.
Medikamentet janë quajtur Sofosbuvir që vepron kundër virusit të Hepatitit C, Clopidogrel që vepron kundër mpiksës së gjakut dhe parandalimit të infarkteve në tru dhe në zemër, Atrofastatin medikament kundër yndyrës së gjakut dhe Nifedipinë medikament për trysninë e gjakut. Ndërkohë ditën e hënë në Teheran ka nisur punimet seminari i profesorëve të universitetit të shkencës dhe industrisë së Iranit. Në këtë seminar janë prezantuar arritjet më të fundit të profesorëve në fusha të ndryshme kryesisht në prodhimin e medikamenteve.