Zarif: Të ardhmen e Sirisë e vendos vetëm populli sirian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58282-zarif_të_ardhmen_e_sirisë_e_vendos_vetëm_populli_sirian
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, duke thënë se grupet terroriste në Siri po dështojnë, tha se e ardhmja e Sirisë do të përcaktohet vetëm nga populli i këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 02, 2017 14:35 Europe/Tirane
  • Zarif: Të ardhmen e Sirisë e vendos vetëm populli sirian

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, duke thënë se grupet terroriste në Siri po dështojnë, tha se e ardhmja e Sirisë do të përcaktohet vetëm nga populli i këtij vendi.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Mohamed Xhevad Zarif vuri në dukje të shtunën se Republika Islamike e Iranit ka besuar gjithmonë se krizat e rajonit, në veçanti, Siria, Jemeni dhe Bahrejni, nuk kanë një zgjidhje ushtarake. Ministri i jashtëm i Iranit, duke theksuar se zgjidhja e vetme për krizat në rajon është politike, shtoi se vendet e huaja nuk mund të imponojnë pikëpamjet e tyre mbi kombet e rajonit. Zarif terrorizmin e ka quajtur një sfidë globale dhe ka shtuar: "Vendet e botës duhet të jenë unik dhe në mënyrë praktike t’a luftojnë terrorizmin. Kriza në Siri ka filluar që nga viti 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet në rajon në favor të regjimit sionist.