Gjermania nënshkruan kontratë për blerjen e metanolit nga Irani
Shtator 03, 2017 03:33 Europe/Tirane
Drejtori ekzekutiv i kompleksit petrokimik Marxhan njoftoi për kontratën e nënshkruar me palën gjermane për shitjen e metanolit.
Hasan Bejgi, ka thënë: Njëkohësisht kur faza e shfrytëzimit të projektit petrokimik Marxhan po afron, me një kompani gjermane është nënshkruar kontrata për shitjen e metanolit. Drejtori ekzekutiv i kompleksit petrokimik Marxhan vuri në dukje se puna për përfundimin e projektit për ndërtimin e këtij kompleksi ka arritur në 96% dhe shtoi se kompleksi do të fillojë prodhimin brenda këtij viti. Kompleksi petrokimik Marxhan është projektuar të ketë kapacitet prodhimi 1.6 milion ton metanol në vit, ku lënda e parë garantohet nga rafineria Parsi i Jugut.
Tags