Spanja edhe një herë kundërshton referendumin e Katalonjës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58295-spanja_edhe_një_herë_kundërshton_referendumin_e_katalonjës
Mariano Rakhoi kryeministër i Spanjës edhe një herë ka kundërshtuar organizimin e referendumit për ndarjen e rajonit të Katalonjës nga Spanja.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 03, 2017 03:33 Europe/Tirane
  • Spanja edhe një herë kundërshton referendumin e Katalonjës

Mariano Rakhoi kryeministër i Spanjës edhe një herë ka kundërshtuar organizimin e referendumit për ndarjen e rajonit të Katalonjës nga Spanja.

Në një prononcim të tij për media, Mariano Rakhoi tha se organizimi i referendumit në rajonin e Katalonies bie ndesh me kushtetutën dhe qeveria do të marrë të gjitha masat për parandalimin e tij. Lëvizja për pavarësinë e Katalonjës, rajon ky që paraqet një të pestën e ekonomisë spanjolle, është sfidë direkte për qeverinë qendrore konservatore të kryeministrit Mariano Rakhoi i cili premtoi se do të bllokojë mbajtjen e një referendumi, në bazë të dispozitave kushtetuese. Kundërshtarët e pavarësisë kanë frikë se ndërhyrja e kryeministrit do të nxisë gjakrat e Katalonjës. Megjithatë, koha ndoshta është në anën e Mariano Rakhoi. Fillimi i rimëkëmbjes ekonomike mund të qetësojë disa tensione për mbledhjen e taksave, që është një nga kontestet më të mëdha në mes të qeverive në Barcelonë dhe Madrid. Kështu, lëvizja për pavarësi mund të shuhet për shkak të fërkimeve të brendshme politike në Katalonjë si dhe kundërshtimit të heshtur të kompanive të mëdha. Parlamenti i Katalonjës me 87 vota pro dhe 43 kundër, vendosi që Madridit t’ia dërgojë peticionin ku kërkohet mbajtja e referendumit për të ardhmen e këtij rajoni në veri të Spanjës, e cila tashmë ka një nivel të lartë të autonomisë.