Abdulahian: Gjenocidi në Mianmar, një katastrofë e re njerëzore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58305-abdulahian_gjenocidi_në_mianmar_një_katastrofë_e_re_njerëzore
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, gjenocidin që po kryhet ndaj myslimanëve në Mianmar e konsideroi një katastrofë të re njerëzore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 03, 2017 06:28 Europe/Tirane
  • Abdulahian: Gjenocidi në Mianmar, një katastrofë e re njerëzore

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, gjenocidin që po kryhet ndaj myslimanëve në Mianmar e konsideroi një katastrofë të re njerëzore.

Amir Abdulahain, në një postim të tij në Twitter ka thënë: Shumica e myslimanëve në Mianmar kanë nevojë të theksuar për ndihma humanitare dhe mbështetjeje politike dhe ndërkombëtare. Ai gjithashtu dënoi heshtjen e vendeve të tjera kundrejt gjenocidit që po kryhet ndaj myslimanëve në Mianmar. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu ka dënuar heshtjen ndërkombëtare ndaj krimeve që po kryhen kundër myslimanëve në Mianmar dhe ka kërkuar të parandalohet spastrimi i myslimanëve në provincën Rakhin. Nga sulmet e ushtrisë së Mianmarit ndaj myslimanëve me qindra persona kanë humbur jetën dhe me mijëra të tjerë janë detyruar të largohen në drejtim të Bangladeshit. Në Mianmar jetojnë më shumë se 1 milion myslimanë të cilët qeveria e Mianmarit i konsideron si të jashtëligjshëm.