Lideri suprem: Krenarë dhe të sigurt me bijtë e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58317-lideri_suprem_krenarë_dhe_të_sigurt_me_bijtë_e_iranit
Lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Sejed Ali Khamenei, ka deklaruar se të gjitha problemet ekzistuese në Iran mund të kapërcehen duke përfituar nga fuqia punëtore e aftë e cila është në numër të mjaftueshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 03, 2017 13:06 Europe/Tirane
  • Lideri suprem: Krenarë dhe të sigurt me bijtë e Iranit

Lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Sejed Ali Khamenei, ka deklaruar se të gjitha problemet ekzistuese në Iran mund të kapërcehen duke përfituar nga fuqia punëtore e aftë e cila është në numër të mjaftueshëm.

 Ajatollah Khamenei i bëri këto deklarata në një takim me gjeneral brigade Farzad Esmaili, komandant i bazës së mbrojtjes ajrore ‘Khatam Al Anbija’ të ushtrisë së RII dhe komandantë të tjerë të lartë dhe zyrtarë në Teheran të dielën. Lideri suprem i Revolucionit Islamik tha se fuqia e aftë punëtore luan një rol të pashembullt në ecurinë e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë Forcat e Armatosura. Ajetollah Khamenei bëri thirrje për përpjekje të pafundme për të përfituar nga fuqia punëtore e talentuar e vendit për të kapërcyer mungesat dhe për të përmbushur nevojat ekzistuese. "Përparime të shumta në sektorë të ndryshëm sic janë Forcat e Armatosura, si dhe në shkencë dhe teknologji, dëshmojnë se fuqia punëtore e re dhe shumë e motivuar e vendit është gjithashtu e aftë dhe fëmijët e Iranit janë shkak i krenarisë si brenda vendit, ashtu edhe në qendrat shkencore dhe teknologjike të botës", deklaroi Lideri suprem. Ajatollah Khamenei përshëndeti përpjekjet e koordinuara të bëra nga ushtria iraniane dhe Garda e Revolucionit Islamik përmes bazës së mbrojtjes ajrore ‘Khatam Al Anbija’ dhe gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin e bazës me ministrinë e Mbrojtjes së Iranit, universitetet dhe qendrat e tjera shkencore për të kapërcyer mungesat ekzistuese. Lideri suprem i Revolucionit Islamik i kërkoi bazës së mbrojtjes ajrore ‘Khatam Al Anbija’ të vazhdojë punën me një ritëm më të lartë dhe t’a bëjë vendin të vetë-mjaftueshëm duke paraqitur plane dhe nisma të reja.