Hapet festivali i filmave iranianë në Indi
Shtator 04, 2017 09:21 Europe/Tirane
Festivali i filmave iranianë është hapur në qendrën Habitat të Nju Delhit me pjesëmarrjen e ekspertëve, artistëve dhe të interesuarve për industrinë e kinematografisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë festival i cili organizohet për tu njohur me filmat iranianë, transmetohen filmat iranianë si "Bodyguard", "Rokhe Divane", "Ta'me shirine khejal" dhe "Kafshhajem ku". Festivale i filmave iranianë në Indi i cili filloi dje, do të vazhdojë deri më 12 shtator. Vlen të theksohet se qendra Habitat e Nju Delhit për çdo vit transmeton disa filma nga vendet e ndryshme të botës.
Tags