Lideri suprem thekson mbi mosdiskriminimin dhe pabarazinë midis iranianëve
Lideri suprem i Revolucionit islamik, në përgjigje të një letre nga drejtori i shkollës fetare sunite në Zahedan, në juglindje të Iranit, tha: Të gjitha shtyllat e pushtetit të RII janë të detyruara që duke u bazuar në mësimet fetare dhe në kushtetutën e vendit, të mos praktikojnë diskriminim ose pabarazi midis iranianëve pavarësisht se cilës etni, racë apo medhheb i takojnë ata.
Molavi Abdulhamid Ismail Zahi, imam i namazit të xhumasë në xhaminë Maki dhe drejtor i shkollës fetare sunite në Zahedan, më 2 gusht 2017 përmes një letre iu drejtua Liderit suprem të Revolucionit islamik, mbi disa probleme të besimtarëve të Ehli sunetit në Iran dhe kërkoi dekretin e tij në këtë drejtim. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ajetollah Khamenei në këtë letër e cila u publikua nga Huxhetul Islam vel Muslimin Mohamed Mohamedi Golpejgani, drejtor i zyrës së Liderit suprem të Revolucionit islamik për Molavi Abdul Hamed, thotë: Të gjithë duhet të jenë të bashkuar në procesin e krenarisë dhe dinjitetit të Iranit islamik dhe të mos lejojnë armiqtë të depërtojnë në këtë proces të unitetit dhe ta rrënojnë atë. Lideri suprem i Revolucionit islami, duke theksuar mbi interesimin e Molavi Abdulhamid për sistemin e Republikës Islamike dhe përkrahjen dhe mbrojtjen e Iranit dhe idealet e Revolucionit Islamik, ka deklaruar: Me shpresën se si mësues i islamit dhe respektues i parimeve të kushtetutës, të gjithë ne si iranianë mund të ndërmarrim hapa për të promovuar vendin dhe për të siguruar interesat kombëtare, për të konsoliduar unitetin dhe për të luajtur rol në integrimin dhe forcimin e unitetit dhe në kryerjen e detyrave fetare dhe kombëtare.