Zarif uron thyerjen e rrethimit në Dejrul Zur
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58471-zarif_uron_thyerjen_e_rrethimit_në_dejrul_zur
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka uruar qeverinë dhe kombin sirian për thyerjen e rrethimit në qytetin Dejrul Zur dhe shprehu mbështetjen e Iranit për Damaskun në luftën kundër terrorizmit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 07, 2017 02:29 Europe/Tirane
  • Zarif uron thyerjen e rrethimit në Dejrul Zur

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka uruar qeverinë dhe kombin sirian për thyerjen e rrethimit në qytetin Dejrul Zur dhe shprehu mbështetjen e Iranit për Damaskun në luftën kundër terrorizmit.

Muhamed Xhavad Zarif, në një bisedë telefonike me Valid Mualem ministër i jashtëm i Sirisë, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe kërkoi forcimin e tyre. Valid Mualem, ministër i jashtëm i Sirisë, shprehu falënderimet për ndihmën që Irani i ka dhënë qeverisë dhe kombit sirian dhe tha se ushtria siriane do të vazhdojë luftën kundër terroristëve deri në çlirimin e të gjitha territoreve të vendit. Ditën e martë, forcat e ushtrisë siriane të mbështetur nga forcat e rezistencës u futën në bazën 137 në perëndim të qytetit Dejrul Zur të Sirisë duke thyer rrethimin 3-vjecar të këtij qyteti nga grupet terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre për të ndryshuar situatën e rajonit në interes të regjimit sionist. Forcat siriane të mbështetur nga forcat e rezistencës, muaj e fundit kanë korrur suksese të konsiderueshme në luftën e tyre kundër terroristëve.