Larixhani: Komiteti i pavarur i OKB të hetojë gjendjen në Mianmar
(last modified Thu, 07 Sep 2017 04:59:31 GMT )
Shtator 07, 2017 06:59 Europe/Tirane
  • Larixhani: Komiteti i pavarur i OKB të hetojë gjendjen në Mianmar

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit pasi dënoi vrasjen e myslimanëve në Mianmar, kërkoi futjen e një komiteti hetimor të pavarur të OKB në këtë vend dhe dërgimin e ndihmave humanitare për myslimanët Rohingya.

Ali Larixhani, shprehu keqardhjen mbi zhvillimet e dhimbshme, vrasjen dhe dëbimin e detyruar të mijëra myslimanëve Rohingya nga Mianmari dhe tha se heshtja e pretenduesve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e disa qeverive dhe e OKB, të cilët janë kthyer në spektatorë të zhvillimeve në Mianmar, përbën shkelje e të drejtave të njeriut dhe element përgjegjës për gjenocidin ndaj myslimanëve në Mianmar. Kryetari Larixhani tha se të gjitha qeveritë, parlamentet dhe organizatat ndërkombëtare dhe rajonale dhe në veçanti OKB dhe OBI duhet të marrin masat për të garantuar sigurinë e myslimanëve Rohingya dhe qetësinë e tyre. Vlen të theksohet se nga sulmet kundër myslimanëve Rohingya në provincën Rakhin të Mianmarit më shumë se 400 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë shpërngulur. Mianmari, mbi 1 milion myslimanë Rohingya i konsideron emigrantë të jashtëligjshëm dhe për këtë myslimanët nuk kanë asnjë të drejtë qytetarë dhe civile dhe nuk kanë marrë akoma nënshtetësinë e Mianmarit.

Tags