Khoshru: Myslimanët e Mianmarit, viktimë e ekstremizmit
(last modified Fri, 08 Sep 2017 06:35:29 GMT )
Shtator 08, 2017 08:35 Europe/Tirane
  • Khoshru: Myslimanët e Mianmarit, viktimë e ekstremizmit

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB duke theksuar se kultura e paqes është përmbledhje e Kartës së Kombeve të Bashkuara, deklaroi se kjo çështje duhet të jetë në qendër të prioriteteve të punës së OKB.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gholamali Khoshru të enjten në mbledhjen e OKB me temë "Kultura e Paqes" duke theksuar në këtë se OKB është themeluar për ta shpëtuar njerëzimin nga lufta dhe pasiguria, e cilësoi shumë të rëndësishme përgjegjësinë e kësaj organizate në luftën kundër ekstremizmit dhe në ngritjen e kulturës së paqes. Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB në vazhdim tha se ata të cilët në vend të diplomacisë dhe negociatave, po flasin me gjuhën e sanksioneve dhe kërcënimeve dhe po forcojnë kulturën e hegjemonizmit dhe ekstremizmit, në realitet me fjalët dhe veprimet e tyre po zhdukin kulturën e paqes. Ai gjithashtu duke dënuar krimet e ushtrisë dhe të budistëve në Mianmar kundër myslimanëve Rohingia, deklaroi: "Myslimanët Rohingia janë viktimë e ekstremizmit dhe jotolerancës". Khoshru në vazhdim vuri në dukje iniciativën e Republikës Islamike të Iranit për paraqitjen e rezolutës "Bota kundër dhunës dhe ekstremizmit" në Asamblenë e Përgjithshme të OKB dhe kërkoi nga të gjitha vendet paqedashëse që të shtojnë përpjekjet e përbashkëta në rrugën e vendosjes së paqes.

Tags