Zarif i drejtohet OKB me një letër për Mianmarin
(last modified Fri, 08 Sep 2017 09:02:27 GMT )
Shtator 08, 2017 11:02 Europe/Tirane
  • Zarif i drejtohet OKB me një letër për Mianmarin

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i është drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB me një letër ku kërkoi që kjo organizatë të ndërpresë dhunën kundër myslimanëve në Mianmar.

Muhamed Xhavad Zarif, në letrën e tij për Antonio Gutters, ka thënë; Bashkësia Ndërkombëtare dhe në veçanti OKB duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershme për ndërprerjen e dhunës. Që nga 25 gushti e deri tani, nga sulmet e ushtrisë dhe budistëve ekstremistë ndaj myslimanëve në Mianmar, 334 myslimanë kanë humbur jetën dhe 8,349 të tjerë janë plagosur. Myslimanët Rohingya përballen me sulmet e budistëve dhe ushtrisë së Mianmarit që prej vitit 2012. Në Mianmar jetojnë më shumë se 1 milion myslimanë, pas asnjë të drejtë civile dhe qytetare.

Tags