Presidenti iranian mbërrin në Astana
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit mbërriti sonte në kryeqytetin e Kazakistanit ku do të zhvillohet samiti i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në fushën e shkencës dhe teknologjisë.
Në këtë vizitë dy-ditore, Presidenti Hasan Ruhani, përveç pjesëmarrjes dhe në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në fushën e shkencës dhe teknologjisë, gjithashtu do të ketë takime me krerët e vendeve islamike. Analizimi i marrëdhënieve në mes shkencës dhe teknologjisë dhe statusit të vendeve islamike në këtë fushë, si dhe kërkimi i mënyrave për zgjerimin e bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik mes vendeve islame do të jetë boshti kryesor i këtij takimi dy-ditor. Përveç krerëve të vendeve islamike, në këtë samit do marrin pjesë personalitete shkencore dhe kulturore si dhe krerët e institucioneve ndërkombëtare.