Irani do t’i mbështesë me të gjitha forcat myslimanët Rohingia
(last modified Tue, 12 Sep 2017 16:43:38 GMT )
Shtator 12, 2017 18:43 Europe/Tirane
  • Irani do t’i mbështesë me të gjitha forcat myslimanët Rohingia

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit, në përputhje me parimin e përkushtimit të saj ndaj myslimanëve në botë, do të bëjë të gjitha përpjekjet për respektimin e të drejtave të myslimanëve Rohingia.

z. Behram Kasemi vuri në dukje se takimi vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është një mundësi e mirë për Qeverinë e Republikës Islamike të Iranit për të ngritur çështjen e gjenocidit kundër myslimanëve të Mianmarit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se edhe në të kaluarën Republika Islamike e Iranit e ka ndjekur në mënyrë aktive këtë çështje në konferencat e ndryshme, si dhe në takimet e Ministrit të Jashtëm iranian me homologët e tij. Në ditët e fundit, Ministria e Jashtme iraniane ka bërë shumë veprime, duke përfshirë shkrimin e një letre nga ministri i jashtëm iranian tek sekretari i përgjithshëm i OKB-së për të mbrojtur myslimanët e shtypur  Rohingia. Kasemi theksoi se Republika Islamike e Iranit ka vazhduar përpjekjet e saj në nivele të ndryshme për të ndaluar krimet e ushtrisë dhe budistëve të Mianmarit kundër myslimanëve.

 

Tags